RTV Ora - PD: Kuvendi vërtetim fals për Bindjen Demokratike
  • 5 years ago
#rtvora
Paralelisht me mospjesëmarrjen në zgjedhje PD po denoncon atë që ajo e quan manipulim të zgjedhjeve. Nga selia blu, sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso publikoi një dokument sipas të cilit, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj ka lëshuar një vërtetim ku thuhet se deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti është deputet prej 6 muajsh çka i jep të drejtë kësaj force politike të regjistrohet në zgjedhje vendore.

Ivi Kaso: Në një akt të paprecedentë, për llogari të Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit ka falsifikuar dokumentet zyrtare, duke lëshuar për partinë fantazëm të Edi Ramës një vërtetim, sikur përfaqësohet në Kuvend nga një deputet që ka 6 muaj që ushtron mandatin e tij. Bëhet fjalë për deputetin Andi Përmeti, i cili nuk ka mbushur as 1 muaj në marrjen e mandatit.

PD ka paditur për shpërdorim detyre sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj që ka firmosur dokumentin. Gjithashtu ka paralajmëruar anëtarët e KQZ dhe KZAZ-ve që do të mbajnë përgjegjësi penale për çdo shkelje të ligjit me kandidatë të regjistruar me dokument fals.

Ivi Kaso: PD informon opinionin publik se ka paraqitur kallëzim penal ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit për pasqyrimin e të dhënave të pavërteta në dokumente zyrtare.

Sipas ligjit për tu regjistruar në zgjedhjet vendore, një kandidat duhet të paraqesë një vërtetim që partia politike zotëron një mandat deputeti të paktën 6 muajit e fundit. Në të kundër duhet të mbledhë firma nga votuesit e secilës zonë ku kandidon.

Në përgjigje të akuzave të PD, për regjistrim të falsifikuar, Astrit Patozi thekson se partia e tij mbështetet nga dy deputetë. Andi Përmeti dhe Lefter Koka, madje duke publikuar një dokument të firmosur nga ky i fundit.

Por, për PD edhe rasti i Kokës është i papranueshëm, pasi nuk është deputet i Bindjes.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/pd-kuvendi-vertetim-fals-bindjen-demokratike
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended