RTV Ora - Basha: Evropa dhe bota e di, ne jemi garancia
  • 5 years ago
#rtvora #protestaeopozites

Ndiqni protestën e opozitës LIVE në Youtube këtu: https://youtu.be/yIXED6yQ6SE

Kreu i PD, Lulzim Basha në një fjalim drejtuar protestuesve para kryeministrisë tha se protesta e sotme ishte një marshim, kundër dhunës nga kryeministri Rama. Duke i çuar mesazh ndërkombëtarve, Basha tha se Evropa dhe bota e di se PD është garancia e vetme që lufton për vlerat e Evropës dhe perëndimit

Basha: Zonja dhe zotërinj, vetëm 48 orë më parë shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për ta kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të kushtetutës tonë, një të drejtë elementare të demokracisë garancinë dhe themelin e vlerave evropiane, votën e lirë.

Qeveria dhe kryeministri ilegjitim ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me rrahje me gaz lotsjellës.

Dhunë ndaj të papunëve, dhunë ndaj vogëlusheve të unazës, dhuna dhuna është e vetmja zgjidhje që ofron Rama. Ne jemi sot në këtë marshim për të thënë qartë, që ne refuzojmë dhunën e qeverisë3 dhe do ti përgjigjemi me bashkimin e shpirtrave tanë, me fuqinë e bashkimit dhe vendosmërisë dhe shpresës që ka lindur që nuk e shuan dot as shiu, e aq më pak dhuna barbare e Edi Ramës.

Ne nuk jemi këtu për pushtet, nuk jemi për karrige dhe mandate, ato i dogjëm sepse jemi në krah të qytetarëve kundër dhunës. Ne jemi në këtë betejë për ta çliruar Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni. Ne jemi në këtë betejë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ne jemi në këtë betejë për dinjitetin e çdo shqiptari.

Ka vetëm një rrugë si do të mbarojë kjo betejë. Ne do ta fitojmë betejën për zgjedhje të lira. Rama Ik!

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-rama-iu-pergjigj-protestuesve-me-dhune

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HEREhttp://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended