Ekskluzive/ Basket, Brunilda Hyka tërhiqet pas një karriere 31-vjeçare

  • 5 years ago
#rtvora

Pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme të mbushur me trofe, Brunilda Hyka Komti, ka vendosur të heq dorë nga sporti i basketbollit. Gjatë karrierës 31-vjeçare Hyka përfaqësoi disa skuadra në Shqipëri, ku fitoi çdo trofe të mundshëm.

Për kontributin e saj të madh, Federata Shqiptare e Basketbollit e nderoi me certifikatë mirënjohje. Ish-basketbollistja e kombëtares shqiptare është dekoruar edhe me titullin ?Naim Frashëri? nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Në intervistën për RTV ORA, Brunilda Hyka Komti deklaroi se kishte ardhur momenti për të hequr dorë, por premtoi se do të mbetet pjesë e basketbollit.

"Emocionet nuk reshtin kurrë, sepse unë jam në fund të karrierës, dmth e kam lënë tashmë sportin. Të vjen pak keq pasi kur kthen kokën pas shikon se je marrë me 31 vite sport, me shumë klube të ndryshme dhe për kombëtaren shqiptare nuk janë pak. Me të vërtetë jam e emocionuar. Nuk do ta lë sportin për të mos e ushtruar, por do të jem në fushën e sportit në drejtime apo gjëra të tjera.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ekskluzive-basket-brunilda-hyka-terhiqet-pas-nje-karriere-31-vjecare

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended