Nëna kërkon dy djemtë në varrimin e Brunilda Kovaçit: Është gjynah nga Zoti, një motër kishin
  • 4 years ago
Fatime Kovaçi, nëna e Brundila Kovacit ka bërë apel që në varrimin e të motrës të marrin pjesë edhe dy djemtë e saj që janë në burg.

"Na kërkuan certifikatë personale, vendbanim, i çuam në burg te djemtë. Çuam shkresë në polici. Nuk mban përgjegjësi tha. Unë kam tani varrimin e vajzës. Unë mezi e prita që e mora atë vajzë. Përgjigje nuk ka dhënë. Erdhi trupi. Kërkojë fëmijët që janë në burg që të vijnë të varrosin motrën e tyre të dashur. Nuk është as i pari as i fundit. Si ka mundësi. Ata një motër kishin. Është gjynah nga zoti. Menjëherë të më vijnçë çunat për varrimin e fëmijës", u shpreh nëna Brunilda Kovacit.

Dy vëllezërit vuajnë dënimin në burg, njëri prej vjedhje dhe tjetri për vrasje.
Recommended