RTV Ora - Zanatçinjtë i gjen 1 Maji të papunë
  • 5 years ago
#rtvora
Punëtorët e zanatit të ndërtimit gjenden edhe në 1 maj të papunë. Ndonëse qeveria i ka mëshuar fort kurseve profesionale, duket se të tilla profesione po hasin në vështirësi. Të dhënat zyrtare flasin për 12.3% e forcës punëtore të papunë.

Edhe 1 maji dita e punëtorëve e gjen Mehmet Laçin te zona e Ushtarit të Panjohur në kryeqytet.

Prej më shumë se 10 muajsh kërkimi i tij për një vend pune nuk ka pasur rezultat.

Edhe këtë ditë, Mehmeti endet me shpresën se dikush do ti ofrojë një punë në ndërtim.

Mehmet Laçi: "Mund të vijë një ose dy punëmarrës në ditë. Por këtu janë 100 punëtorë, kë do marrin më para. Ka rënë puna."

Mehmeti, babai i 10 fëmijëve tregon se është regjistruar edhe në zyrën e punës, por nuk e ka thirrur askush deri më sot.

Të ardhurat e vetme të familjes vijnë nga dy fëmijët e tij. Për kryefamiljarin, pesha më e madhe mbi supe mbetet kthimi në shtëpi pa siguruar asnjë të ardhur.

Mehmet Laçi: "Rri duke pritur nga ora 06:00 deri në orën 17:00."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/njihuni-me-zanatcinjte-e-papune

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended