RTV Ora - Një i ndaluar për vrasjen e Arben Bilalit, dyshohet se u siguroi makinën ekzekutorëve

  • 5 years ago
#rtvora
Tre muaj pas vrasjes së ish-policit Arben Bilali, policia e Tiranës ka arrestuar një 47-vjeçar të dyshuar si të përfshirë në ngjarje. Ndalimi i të dyshuarit është kryer pasi dyshohet se ka siguruar makinën e autorëve të ekzekutimit të 50-vjeçarit Bilali. Vrasja e ish-policit u regjistrua pasditen e 30 janarit, ndërsa ende nuk ka të ndaluar të tjerë të dyshuar si ekzekutorë. Dyshimet kryesore janë për një seri hakmarrjesh, pasi viktimës i janë vrarë më parë edhe dy vëllezër në vitet 1997 dhe 2010.

Me urdhër te prokurorisë është ndaluar një 47-vjeçar i dyshuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit, Arben Bilali me 30 janar.

47-vjeçari me iniciale A.T, person me precedentë të mëparshëm penal, është ndaluar tre muaj pas vrasjes së ish-policit Bilalit, pasi dyshohet se ka ndihmuar ekzekutorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas hetimeve dyshohet se roli i 47-vjeçarit ka qenë sigurimi i makinës tip "Mercedez", që autorët kanë përdorur për të ndjekur dhe vrarë ish-oficerin 50-vjeçar.

Pas atentatit në zonën e Selitës autorët u larguan me shpejtësi duke tentuar që të djegin makinën në Bathore.

Edhe pse vrasësit e spërkatën me benzinë makinën e krimit nuk arritën ta digjnin atë, pasi policia arriti në kohë për të shuar flakët.

Kqyrja e mëvonshme në makinën e përdorur në atentat evidentoi prova të forta përsa i përket autorëve, nga ku dyshimet e hetuesve janë se ekzekutorët kanë qenë të paguar.

Ish-polici, Arben Bilali, u ekzekutua me breshëri kallashnikovi para banesës së tij në zonën e Selitës më 30 janar.

Nga hetimet është zbuluar se autorët e kanë ndjekur nga zona e ?Vasil Shantos? 50-vjeçarin dhe e kanë gjurmuar deri në hyrje të banesës, ku më pas kanë shtënë me një armë automatike me silenciator.

Dy pistat kryesore të hetimit për ngjarjen janë vrasja për motive hakmarrje dhe ajo e një konflikti të mundshëm për shkak të detyrës që viktima ka pasur më parë në strukturat e policisë.

Dy vëllezër të ish-policit janë vrarë më parë në Tiranë, konkretisht Bujar Bilali në vitin 1997 dhe Leonard Bilali, ish- mundës i Dinamos, në gusht të vitit 2010.

Edhe vetë viktima i kishte shpëtuar atentatit të vitit 2010 kur i ekzekutuan të vëllain.

Lexoni ketu te gjitha lajmet mbi: Vrasjen e Arben Bilalit me 30 janar 2019
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/nje-i-ndaluar-vrasjen-e-arben-bilalit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended