RTV Ora - Basha i vendosur: S'ka hap prapa, largimi i Ramës i panegociueshëm
  • 5 years ago
#rtvora
Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh i vendosur se largimi i Ramës është i panegociueshme për t'i hapur dritën jeshile dialogut politik.

Basha: Nuk ka ndryshim nga pozicioni ynë, nuk ka asnjë ndryshim nga pozicioni i PD dhe aleatëve tanë. Nuk ka asnjë çetim dhe asnjë hap prapa. Jua them sot këtu nga Farka, është e pangoecioueshme largimi një orë e më parë i Edi Ramës. Është e vetmja rrugë për ti hapur dritën jeshile dialogut politik dhe zgjidhjes politike.

Nga Farka, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e PD-së, Basha përsëriti kërkesën për një qeveri tranzitore.

Basha: E ka marrë vesh i madh dhe i vogël. Një qeveri tranzitore për të garantuar votën e qytetarëve, për të garantuar një parlament të qytetarëve. Për të garantuar që gjyqtarë dhe prokurorë drejtësia shqiptarë të veprojë siç e parashikuam në reformën në drejtësi, jo siç janë kapur sot 40 mijë çështje në Gjykatën e Lartë, me mijëra çështje pronash.

Basha tha se mesazhi i Samitit të Berlinit ishte i qartë, Shqipërisë nuk do ti hapen negociatat, pasi vendi ka bërë hapa prapa.

Basha: Nuk i hapen negociatat sepse as në fushën e ekonomisë, as në fushën e demokracisë, të drejtësisë, të shtetit të së drejtës nuk ka hapa para, por prapa.

Kryedemokrati tha se programi që ofron PD mundëson më shumë punësim, zhvillim të ekonomisë dhe bujqësisë si dhe luftë ndaj krimit dhe korrupsionit.


Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-i-vendosur-ska-hap-prapa-largimi-i-rames-i-panegociueshem
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended