Basha i pergjigjet Rames: Zgjidhja, largimi yt

  • 5 years ago
Ftesës së kryeministrit për dialog pa kushte kreu i opozitës Basha iu përgjigj nga Durrësi ku tha se oferta e kryeministrit synon kapitullimin e opozitës, e cila ka vetëm një kusht.

?Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociueshëm, hapi që do t?i hapë rrugë zgjidhjes politik të krizës. Ne kemi ndalur çdo kalkulim të vogël politik. Ne nuk luajmë me portat e vogla të krimit dhe të oligarkëve, siç luan I babëzitur nga mëngjesi deri në darkë Edi Rama. Nuk e njohim dhe nuk e pranojmë atë lojë. Ne nuk pranojmë teatër me interesat e shqiptarëve. Ne jemi ngritur mbi interesat tona të ngushta politike. Rama na propozon kapitullimin që të bëjmë sehir me 30 Qershor?.

Basha parashtroi disa propozime që sipas tij i hapin rrugë një dialogu kombëtar dhe përjashtojnë çdo mundësi për pakte kulisash.

"Deputetë të zgjedhur drejtpërdrejtë në 100 zona mazhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit".

Basha deklaroi edhe njëherë se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, por përballje në çdo qendër ku do të jetë opozita që  sipas do t?i prijë aksionit për të mos lejuar një grusht shteti. Basha u bëri thirrje qytetarëve të Durrësit të bashkohen në protestën e 25 Majit që do të mbahet përpara kryeministrisë.

Tv Klan

Recommended