Report Tv - Flamurtari bie në Korçë, Skënderbeu rikthehet te fitoret, barazojnë Kukësi dhe Tirana
  • 5 years ago
Skënderbeu është rikthyer te tre pikët duke mposhtur 2-0 Flamurtarin që në 4 javët e fundit kishte rregjistruar 3 fitore dhe një barazim. Në sfidën e zhvilluar në Korçë dhe që vendoste shumë për fatet e skuadrave në lidhje me pjesmarrjen në Europë realizuan Krasniqi në pjesën e parë dhe Gjergji Muzaka në të dytën.

Pas 31 javwsh kampionat Skwnderbeu renditet nw vendin e 5 me 46 pikw, 2 mw pak se Flamurtari i vendit tw tretw qw mban edhe pozicionin e fundit qw tw dwrgon nw kupat e Europws nga kampionati.

FORMACIONET ZYRTARE:

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Radas, Pëllumbi, Abazi, Dita, Muzaka, Sibo, Bregu, Oto Xhon, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

Flamurtari: Koliçi, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Musta, Batha, Rrapaj, Mustafa, Ribaj, Kale, Sukaj. Trajner: Ilir Daja.
Recommended