Mbyllet sezoni i Superligës/ Tirana siguron mbijetesën, Kukësi dhe Teuta në Europë
  • 5 years ago
Pas shumë muajve me ?zemër në dorë? tifozët e Tiranës mund të marrin frymë lirisht. Skuadra kryeqytetase ka fituar 3-0 ndeshjen e fundit të Superligës kundër Flamurtarit, duke siguruar mbijetesën, e cila kishte futur në panik të gjithë ambientin bardheblu.

Ndërkohë në Krujë Kastrioti ka zhvilluar 90 minutat e fundit në Superligë, në një sfidë kundër Kukësit që u mposht me shifrat 1-3. Pas 36 javësh krutanët u renditën në vendin e 9 me 42 pikë, 5 më pak se Luftëtari dhe Tirana që mbajnë respektivisht vendin e tetë dhe të shtatë.

Ndërsa për Kukësin kjo fitore vulos vendin e dytë, që do të thotë pjesmarrje në Kupat e Europës pa patur parasysh se çfarë ndodh në finalen e Kupës. Një tjetër skuadër që siguroi pjesmarrjen në Europë ishte Teuta, e cila në Niko Dovana mposhti 2-0 Laçin.

Sfida tjetër e kësaj jave mes Luftëtarit dhe Partizanit u mbyll me shifrat 1-1. / Përgatiti Ernest Koçi
Recommended