Çfarë thanë para hetuesve të arrestuarit për ekzekutimin e vëllezërve Bilali...Jemi 'bojaxhinj'
  • 5 years ago
Dy të arrestuarit për vrasjen e vëllezërve Bilali më 30 mars, kanë mohuar që të kenë lidhje me ekzekutimin mafioz të ndodhur në Shkodër.

Arsen Stojku dhe Milsim Rama, 29 dhe 23 vjeç, të dy banues në fshatin Mjedë të Vaut të Dejës, dyshohet të kenë bashkëpunuar në atentatin ndaj Astrit dhe Brahim Bilali, pasi ekzekutori kryesor që qëlloi ndaj tyre, është ende në kërkim, Ibrahim Lici.

Gazetari i Report Tv në Shkodër, Ergys Kavaja, raporton se para oficerëve të policisë dy të rinjtë e arrestuar dje, rreth një muaj pas vrasjes, nuk kanë pranuar të kenë lidhje me vrasjen.

Pas atentatit të vëllezërve Bilali që u vranë në derën e shtëpisë në lagjen "Kiras", policia gjeti ende të padjegur përfundimisht makinën e parë me të cilën u arratisën autorët. Aty dyshohet të jenë gjetur edhe gjurmët që i lidhin dy të arrestuarit me krimin e rëndë. Report Tv mëson se para hetuesve, Arsen Stojku dhe Mislim Rama thanë se vetëm e kanë lyer makinën, por nuk kanë lidhje me vrasjen.
Recommended