RTV Ora - Basha me tre vendime në Kryesinë e PD-së: Nuk do lejojmë zgjedhje fasadë
  • 5 years ago
#rtvora
Partia Demokratike ka hedhur hapin final drejt bojkotit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Basha mblodhi Kryesinë, e cila doli me 3 vendime të rëndësishme, ndërsa thuhet se Partia Demokratike futet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për garantimin e standardeve, ndërsa angazhohet për të mos lejuar asnjë palë zgjedhje të tjera.

Lulzim Basha mblodhi ish-grupin parlamentar dhe Kryesinë e Partisë Demokratike, e cila doli me 3 vendime të rëndësishme, duke shprehur qartë qëndrimin se opozita nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

?Partia Demokratike e Shqipërisë të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është provuar se Qeveria e Edi Ramës ka bashkëpunuar me krimin e organizuar për blerjen e votave?.

Krahas vendimit për të mos u regjistruar në zgjedhje, Partia Demokratike angazhohet për të mos lejuar zgjedhje farsë, por mënyra dhe instrumentat sesi arrihet kjo mbeten të pa qarta.

?Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtës së votës së lirë të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale; të pamundësojë përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar dhe qytetar, mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga krimi i organizuar dhe paratë e pista që shkatërrojnë demokracinë dhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/basha-me-tre-vendime-ne-kryesine-e-pd-se-nuk-do-lejojme-zgjedhje-fasade

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended