RTV Ora - Rudina Hajdari kryeson grupin e ri PD ne Parlament: Do hyjmë në zgjedhje

  • 5 years ago
#rtvora
Deputetja Rudina Hajdari e cila u zgjodh sot si kryetare e grupit të pavarur parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvend deklaroi se nuk do të bojkotojnë zgjedhjet madje ftoi dhe partitë e tjera të opozitës të mos e bëjnë.

"Ne si grup parlamentar nuk jemi dakord për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sado e kompromentuar apo e korruptuar të jetë kjo maxhorancë qëndrimi jonë është i njëjtë. Nuk duam ta bojkotojmë zgjedhjet e 30 qershorit. Në fakt koha nuk është në favorin tonë por do të përpiqemi në të gjitha mënyrat që demokratëve të mos i lëmë një vend bosh në këto zgjedhje. Ftoj partitë opozita ta rikonsiderojnë vendimin e tyre për ta bojkotuar sepse ky nuk është mjet demokratik. Ne nuk mund të luajmë jashtë rregullave të lojës politike dhe duhet të qëndrojmë brenda këtyre rregullavbe dhe të respektojmë Kushtetutën. E konsideroj të rëndësishme të përgatitemi dhe të marrim cdo lloj mase të mundshme edhe duke pasur kohën në disfavor për të shpalosur një alternativë tonë. Ftoj cdo demokrat të na përkrahë në këtë iniciativë që ne të ndryshojmë sistemin, të hapim rrugën për një garë reale në këtë parlament dhe t?i japim fund këtij sistemi që e ka kalbur demokracinë në këtë vend?

Sot deputetët e rinj opozitarë kanë krijuar dy grupet e para parlamentare në Kuvend.

Grupi parlamentar i deputetëve të rinj të PD-së që do të kryesohet nga Rudina Hajdari ka anëtarë Myslim Murrizi, Korab Lita, Arben Elezi, Arlind Çarçani, Halit Jakimi, Alban Zeneli
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rudina-hajdari-kryeson-grupin-e-ri-pd-ne-parlament-do-hyjme-ne-zgjedhje
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended