Agron Duka: Opozita së bashku me Bashën kanë një kërkesë, “të hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore
  • 5 years ago
Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, tha se është e mundur që Basha të ulet me Ramën.

Njëjtë si aleatët që folën për një takim pa kushte mes tyre në një tryezë mes të barabartësh si kryetar partish, edhe Duka nuk artikuloi në fjalën e tij asnjë rresht për kushtin e dorëheqjes së Ramës si kryeministër, dhe më tej vijimin e dialogut."Hyjmë në zgjedhje me qeveri tranzitore, po e pranoi Rama këtë të parën, të jesh e sigurt ti që ulet basha me Ramën, padyshim nëse pranon këtë të parën. Në zgjedhjet e ardhshme duhet të hyjmë të gjithë bashkë. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin farsë, duhet qeveri tranzitore", u shpreh Agron Duka.

Ndërsa kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka theksuar se zgjedhjet e parakohshme nuk janë antikushtetuese, siç thotë kryeministrit Rama.
Recommended