RTV Ora - KLP cakton drejtuesit e prokurorive në Sarandë dhe Durrës

  • 5 years ago
#rtvora
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka vendosur zëvendësimin e disa drejtuesve të prokurorive pas shkarkimit nga vettingu të titullarëve të mëparshëm në këto institucione.

KLP caktoi Sali Hasën, drejtues të përkohshëm të Prokurorisë Sarandë pas shkarkimit të Edison Ademit. Propozimi i Sali Hasës për drejtues i Prokurorisë Sarandë është miratuar me 7 vota pro.

Ludovik Doda caktohet drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Apelit Durrës me 10 vota pro pas shkarkimit të Ferdinand Elezit.

Po kështu është miratuar me 5 vota pro, caktimi në detyrë (rikthim në sistemin e prokurorisë) pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë Tiranë, i prokurorit Leonard Filopati për shkak të mbarimit të afatit të komandimit në Ministrinë e Drejtësisë.

KLP ka miratuar gjithashtu me 5 vota pro caktimin në detyrë të prokurorit Bledar Valikaj në Prokurorinë e Shkallës së Parë Tiranë, i cili është bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj. Në mbledhjen e datës 25 mars, KLP vendosi dhenien e statusit të prokurorit për Bledar Valikaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klp-cakton-drejtuesit-e-prokurorive-ne-sarande-dhe-durres

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended