RTV Ora – “Verë dhe venë fest” në Durrës, Klosi: Festat lokale në ofertat turistike
  • 5 years ago
#rtvora
Degustim dhe promovim të verërave shqiptare ka qenë tema e festivalit ?Verë e venë fest? i mbajtur në shëtitoren e Golemit buzë detit. I pranishëm në këtë festë, ministri Klosi i bëri thirrje turoperatorëve që të shtojnë në paketat turistike për turistët e huaj festat lokale.Ndërkohë kryetarja e bashkisë Durrës premtoi më shumë investime në turizëm.

Festivali ?Verë e venë fest? i mbajtur në shëtitoren e Golemit buzë detit ka tërhequr vëmendjen e qindra turistëve të huaj e vendas.

Ata kanë mundur që të degustojnë verërat nga kantinat më të njohura të Shqipërisë së Mesme, muzikë tradicionale e produkte tipike shqiptare.

I pranishëm në festival ishte dhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi, i cili apeloi tur operatorët që të shtojnë ofertën turistike duke përfshirë të gjitha festat lokale në paketat e tyre për turistët e huaj.

Blendi Klosi: Është shumë mirë që turistëte nhuaj të njiohen me produktet vendase, kjo të kthehet në traditë. Kaq shumë turistë pse jo të mos shndërrohen dhe në biznes për zonën, por po ashtu të marrin me vete dhe një kujtim shumë të bukur nga Shqipëria.

Kryetaria e Bashkisë Durrës, Valbona Sako, tha se turizmi është shumë i rëndësishëm dhe ne duhet të investojmë çdo ditë në të.

?Verë e Venë Fest ?e shndërroi pedonalen e Golemit në një hapësirë festive duke tërhequr turistët e shumtë që pushojnë në këtë zonë.

Kantinat prezantuan produktet më të mira, të cilat u vlerësuan nga turistët e huaj, të surprizuar nga larmia e etiketave shqiptare dhe cilësia e verës së ofruar.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/vere-dhe-vene-fest-ne-durres-klosi-festat-lokale-ne-ofertat-turistike
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended