RTV Ora - Bashkurti: Shërbimi diplomatik në traumë, Cakaj po merret me çështje teknike

  • 5 years ago
#rtvora

Ish-ambasadori, Lisien Bashkurti, mendon që Ministri i Jashtëm në detyrë po merret me çështje teknike dhe nuk po angazhohet për politikën e Ministrisë së Jashtme. Në lidhje me lëvizjet në shërbimin diplomatik, Bashkurti e sheh si një situatë jo tranparente nga Gent Cakaj.

Lëvizjet në diplomaci nga ana e Ministrit të Jashtëm në detyrë Gent Cakaj nuk janë pritur pozitivisht nga ana e ish-ambasadorëve që kanë shërbyer për Shqipërinë për vite me radhë.

Lista e Cakajt me 28 emrat, për ish-ambasadorin Lisien Bashkurti nuk është një reformë, por një masë administrative jo transparente, e cila traumatizon shërbimin diplomatik.

Lisien Bashkurti: Më shumë duhet ti kushtojë vëmendje përmbajtjes së politikës së jashtme dhe veprimit diplomatik sesa çështjeve teknike-administrative me të cilat po konsumon shumë kohë dhe po krijon më shumë traumë në shërbimin diplomatik. Nuk ka aq transparencë dhe komunikim nga Ministria e Punëve të Jashtme për të treguar se përse, sa dhe si janë marrë këto masa.

Bashkurti pranon që diplomacia shqiptare ka nevojë për përmirësime, por sipas tij ligji i përcakton qartë kriteret për punësimin dhe largimin nga puna.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/bashkurti-sherbimi-diplomatik-ne-traume-cakaj-po-merret-me-ceshtje-teknike
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended