RTV Ora - Soreca: Administrata e reformuar dhe mirëqeverisja lokale e çon Shqipërinë në BE
  • 5 years ago
#rtvora
Shqipëria një ditë do të jetë anëtare e BE, por që kjo të ndodhe duhet të ketë një administratë të reformuar. Kështu u shpreh, ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Luigi Soreca. Gjatë një aktivitetit për administratën, diplomati evropian u shprej se duhet një rekrutim sipas meritës i nëpunësve civile dhe një mirëfunksionim i qeverisjes vendore.

Luigi Soreca: Janë miratuar ligje shumë të rëndësishme, ligji organik buxhetor, ligji për nëpunësin civil, kodi i etikës etj. Tani kemi filluar të ndjejmë ndikimin e këtyre reformave dhe është momenti që të vazhdojmë në këtë drejtim.

Ne do të dëshirojmë të identifikojmë disa prioritete kyçe që ne shohim nga puna me qeverisjen vendore.

Duhet të fokusohemi në rekrutimin meritor të nëpunësve civil pa e ndërprerë këtë proces.

Duhet të bëjmë kodin e administratës civile të aplikueshëm kudo dhe të përdorim konsultimet publike. Është e rëndësishme që të promovohet pjesëmarrja e qytetarëve në mënyrë që të përmirësohet edhe imazhi i investimeve publike dhe të kthehen në praktike gjithë ato gjëra të mira që janë bërë me miratimin e ri të ligjeve. Duhet të vëmë theksin tek reforma e decentralizimit dhe ti furnizojmë këto komuna me burimet që atyre i duhen për të kryer punën e tyre.

Flasim shumë për reformën në drejtësi, flasim për veprimet e agjencive të zbatimit të ligjit, por harrojmë rëndësinë e administratës publike dhe të kësaj reforme. Shqipëria një ditë do të jetë anëtare e BE dhe duhet të ketë një reformë të administratës publike, e cila duhet të funksionojë mjaft mirë. Kjo gjë nuk mund të bëhet pa pasur një administratë publike të reformuar dhe pa pasur një mirëfunksionim të qeverisjes lokale. Kjo gjë do ta sjellë Shqipërinë në BE.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/soreca-administrata-e-reformuar-dhe-mireqeverisja-lokale-e-con-shqiperine-ne-be
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended