Basha: Asnje pazar me Ramen
  • 5 years ago
Lulzim Basha refuzon se do të ketë një kompromis mes tij dhe Kryeministrit Rama pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve dhe Presidentit Meta për dialog. Përpara demokratëve të Rrogozhinës, kreu i opozitës ripërsëriti qëndrimin se për daljen nga kriza, zgjidhja e vetme politike është largimi i kreut të ekzekutivit dhe krijimi i një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

?Nuk ka dhe nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj, asnjë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhje të thellë politike që do të bëjë të mundur që ëndrra e çdo të riu dhe të reje për një Shqipëri Europiane të bëhet realitet.?

Pasditen e së shtunës opozita ka paralajmëruar protestën e radhës përpara Kryeministrisë ndaj dhe për kreun e opozitës pjesëmarrja e qytetarëve në tubim do të ishte dëshmi e një tjetër bashkimi kombëtar, kundër asaj që e cilësoi regjim i krimit e bandave, që sipas tij po mundohet të shkurajojë shpresën dhe betejën e nisur me shqiptarët. Ndërsa përpara fermerëve të Luzit me të cilët ndau programin ekonomik të Partisë Demokratike Basha u zotua për një vendim që do të marrë pasi të ulet në karrigen e kryeministrit.

?Oligarkë, jua them publikisht për Lulzim Bashën jeni armiq të popullit dhe do trajtoheni si të tillë. Publikisht do grisen kontratat tuaja para jush.?

Bujqësia për Bashën është një ndër shtyllat kryesore në programin e PD-së. Ai premtoi 100 milionë euro subvencione në këtë sektor, teksa e cilësoi aktin më kriminal të qeverisë uljen e rimbursimit të TVSH-së. Kryedemokrati premtoi se në qeverisjen e djathtë nuk do ketë pensione nën 250 mijë lekë.

Tv Klan
Recommended