Rama: Asnjë pazar me Bashën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Lideri i mazhorancës Edi Rama i bëri të qartë opozitës jashtë parlamentit se në asnjë rast nuk do të pranojë të negociojë me Lulzim Bashën për tu rikthyer në kuvend përmes pazareve.?Nuk do t?ua japim më atyre këtë mundësi për tu futur në lojë. S?ka negociata. Kjo sepse Basha mori zotimin që përkundër ministrisë së brendshme, financave shëndetësisë, arsimit drejtorisë së OSHEE, legalizimit etj, do pranonte verdiktin e sovranit. Dhe jo më bojë e zezë për Shqipërinë. Kaq i kërkuam ne. I dhamë gjysmën e qeverisë. I kanë humbur zgjedhjet me qeverinë tuaj.??A ka shqiptar që mund të besojë se ne që mundëm Saliun me gjithë ata që janë dëshmorë të reformimit të PD së Lulzimit, kur Saliu kishte shtetit, e kur nuk nxirrnim dot votën tonë nga kutia., u dashka të blejmë vota për të mundur Lulin? E mundëm Saliun me gjithë shtetin e tij në 2007, edhe në 2011. E mundëm në 2013 dhe në 2015. Tani si mundëm Saliun me Jozin etj, e jo më Lulin dhe Gaz Salianjin dhe Ervin Dumen? Kujt ja thonë këta që vota u vodh??Ata mendojnë se ndërkombëtarët do vijë një moment e do lodhen. E tani kanë filluar të artikulojnë idenë e ilegjitimitetit të deputetëve që kanë ardhur këtu.?Por ata kërkojnë sot një zgjidhje që të rihapet rruga që ata të vijnë sërish këtu. Nuk kemi për ti hapur kurrë rrugë kësaj zgjidhjeje. Ata që ikën e braktisë nuk do kthehen në asnjë lloj pazari., nuk ka për të ndodhur.,E dyta zgjedhje të parakohshme se tani na ka mbetur fallxhorja pa rrogë, nuk ka.Rama sqaroi se reformën elektorale e vunë si kusht për negociatat partia demokratike dhe forcat simotra të saj në Europë. Kryeministri u shpreh i gatshëm të plotësojë të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIRH, por nuk do presë pa fund opozitën.
Recommended