RTV Ora - “Shpëtimtarët” në katastrofa natyrore, stërvitje e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi
  • 5 years ago
#rtvora
Në ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Kir po trajnohen për kryerjen e operacioneve të kërkim-shpëtimit, në rast të katastrofave natyrore.

Janë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Ushtrisë dhe Shërbimit Zjarrfikës të Shkodrës që në bashkëpunim me grupet e Emergjencës të Malit të Zi, po demonstrojnë aftësitë e fituara nga trajnerë kroatë.

E gjitha kjo vjen falë mbështetjes së Bashkimit Europian, në kuadër të programeve IPA që përfshijnë dy vendet fqinje, për të patur një strukturë të mirëfilltë emergjencash.

Për Shkodrën si një rajon i rrezikuar në vazhdimësi nga përmbytjet, kjo nisëm vlerësohet tejet frytdhënese për këto trupa.

Andris Tufi: Me qëllim kordinimin dhe ndërhyrjet e përbashkëta në rast emergjencash.

Por përmbytjet janë problem edhe në anën tjetër të kufirit, veçanërisht në Ulqin.

Elvir Ceka: Kur rritet lumi Buna bëhen përmbytje të mëdha.

Stervitja ?Kastrofat nuk njohin Kufi? mes strukturave emergjente të Shqipërisë dhe Malit të Zi, u përmbyll me dhënien e certifikatave për pjesmarrësit, që do të jenë edhe pjesë e strukturës së posaçme që do të ngrihet mes dy vendeve për rreziqet natyrore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/shpetimtaret-ne-katastrofa-natyrore-stervitje-e-perbashket-shqiperi-mali-i-zi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended