Mbledhje e përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, Rama: Projekte ë përbashkëta për të forcuar lidhjet
  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim të përbashkët të dy qeverive, asaj shqiptare dhe malazeze në Shkodër. Rama ka pritur homologun malazez, Dushko Markoviç, dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit mes tyre.

Rama ka thënë se ky është një takim historik, dhe se mes dy vendeve përveç afërsisë kufitare ka një trashëgimi morale e shpirtërore që i mban të lidhur.

Na vjen mirë që mblidhemi këtu. Mbështesim anëtarësimin e Malit të Zi në BE. Konsolidim të perspektivës evropiane. Do konkretizojmë bashkëpunimin. Do forcojmë më tej nuk është vetëm gjeografia që na lidh, por edhe trashëgimia morale e shpirtërore.

Edi Rama, kryeministër
Më tej, Rama foli për investimet e përbashkëta në të dy vendet. Kryeministri u ndal tek turizmi, si një nga pikat më të forta të Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Sot ne jemi më të ndërlidhur se asnjë herë më parë. Është koha ti adresojmë potencialet, të shkëmbejmë eksperienca, të bashkojmë forcat. Jo vetëm një sukses për takimin. Zhvillim të turizmit, komunikim me investitorët, e kemi dëgjuar më shumë se 1 herë nga ana e tyre të zgjerojmë investimet, kapacitetet ekonomike, në mënyrë që të gjithë turistët që drejtohen drejt kësaj zone, duke patur si pikë referimi Malin e Zi, të zgjerohojnë kufirin.Ndërsa Markoviç, ka thënë në fjalën e tij se i duhet mëshuar luftës ndaj krimit. Kryeministri malazez ka folur me terma konkretë për bashkëpunimin ekonomik. Ai tha se uron që Shqipërisë t?i hapen negociatat, por theksoi se qytetarët e dy vendeve meritojnë më shumë sesa një ?qorrsokak? ballkanik.

Uroj që Shqipërisë t?i hapen negociatat. Forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Marrëdhënieve politike dhe ekonomike, iu jemi kushtuar bashkëpunimit. Jemi të detyruar të përdorim këtë rast. Jam i mendimit se qytetarët tanë meritojnë më shumë se qorrsokakët ballkanike. Do firmosim marrëveshje për intensifikimin e luftës ndaj krimit. Duhet të përpiqemi që rrisim bashkëpunimin ekonomik. Ka potencial të lartë. duhet ta përdorim. Hapësira gjeografike na ndihmon. Pas kësaj mbledhjeje duhet të mbahet një formë biznesi.

Dushko Markoviç, kryeministër i Malit të Zi
Recommended