RTV Ora - Pleqëri në çadrën e ushtrisë, jeta ekstreme e çiftit në Selenicë

  • 5 years ago
#rtvora
Qëkur shtëpia e vjetër u përmbyt në vitin 2017, një çift të moshuarish në Selenicë po jeton në kushte ekstreme në një çadër ushtrie. Mes pamundësive fizike për shkak të sëmundjeve dhe varfërisë, të ardhurat nuk u mjaftojnë për bukë, ndaj ilaçet i marrin me kokrra.

Prej vitit 2017 kur shtëpia e vjetër u dëmtua nga përmbytjet, ky çift të moshuarish po jeton pa çati mbi kokë.

Në shi apo diell streha e Gëzime dhe Mitat Mënajn është kjo çadër që ka qenë e vetmja ndihmë nga bashkia e Selenicës.

"Në çadër unë kam 5-6 muaj që ma ka dhënë bashkia".

"Më mirë nën tokë se mbi tokë sot unë, nuk kam qenë në këtë kategori".

Por jeta brenda saj e rikthen këtë çift të moshuarish në mesjetë.

Energjinë ua kanë prerë për shkak se nuk kanë mundësi ta paguajnë.

Me 14 mijë lek të ardhura që kanë të dy, nuk u mjaftojnë për bukë, ndaj ilaçet i marrin me kokrra.

"Pardje kam vajtur dhe kam marrë ilaçet, jo të gjitha se nuk kisha lekë, kam marrë 10 kokrra ilaçe. Si kam paguar dritat se nuk kisha mese ti paguaja".

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pleqeri-ne-cadren-e-ushtrise-jeta-ekstreme-e-ciftit-ne-selenice-mes-varferise-dhe-semundjeve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended