RTV Ora - Raporti i DASH, Alibeaj: Projekti me të cilin Rama erdhi në pushtet
  • 5 years ago
#rtvora

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për integrim kanë reaguar pas publikimit të raportit vjetor për Shqipërinë nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar raportin si projektin me të cilin Rama erdhi në pushtet.

Enkelejd Alibeaj: "Raporti më i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit skanon qartë gjendjen alarmante ku ka futur vendin qeverisja kriminale e Edi Ramës. Edi Rama dhe Qeveria e tij kriminale arriti ta klasifikojnë Shqipërinë si prodhues dhe eksportues të sasive domethënëse të marijuanës.

Narkoshteti i instaluar eshte realiteti i hidhur qe i ofrohet shqiptarëve. Që Shqipëria të mos shërbejë si bazë për veprimtarinë e organizatave kriminale rajonale, siç thekson Raporti i DASH, është e domosdoshme që të largohet përgjegjësi i kësaj situate. Zgjidhja e vetme e mbetur, është vetëm shembja e domosdoshme e këtij pushteti të kriminalizuar."

Ndërsa Luan Rama kërkoi që shkaktarët e gjendjes që parashtron raporti të mbajnë përgjegjësi.

Luan Rama: "Është urgjente, është alarmante që shkaktarët e këtij realiteti të mbajnë përgjegjësi, që ata që e kanë stimuluar dhe e kanë ushqyer këtë realitet, që e vë Shqipërinë nën akuzë, të përgjigjen, sepse nuk mund të vazhdohet edhe të jesh vend anëtar i NATO-s, edhe të jesh portë e kalimit të trafiqeve të drogërave të forta, edhe të jesh vend anëtar i NATO-s, edhe të jesh vend me korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes, edhe të jesh vend anëtar i NATO-s, edhe të jesh vend ku korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe nxit një mjedis ku trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar."

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-dash-alibeaj-projekti-me-te-cilin-rama-erdhi-ne-pushtet

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended