RTV Ora - Shkodër, zbulohet emri i ekzekutorit të Nard Polisë

  • 5 years ago
#rtvora #shkoder

Kristjan Sulaj, 27 vjeç, është ekzekutori i dyshuar i biznesmenit të Bujtinave Nard Polia në Shkodër, por që dyshohet se është arratisur në Mal të Zi pas krimit. Ai është vëllai i i Alfred Martinit, një prej tre të arrestuarve si bashkëpunëtorë në vrasje, të cilët gjykata e Shkodrës i la në qeli. Tre të rinjtë ndërkohë patën kontradikta për përfshirjen në krimin e 20 marsit gjatë seancës së sigurisë.

Kristjan Sulaj (Martini) është ekzekutori i dyshuar i biznesmenit të bujtinave Nard Polia në Shkodër ngjarja e 20 Marsit në Shkodër.

Ai është shpallur person në kërkim nga Policia por mësohet se 27-vjeçari është arratisur përmes Murriqanit drejt Malit të Zi pas krimit.

Kristjan Sulaj, është vëllai i Alfred Martinit, një prej tre të arrestuarve nga Policia si bashkëpunëtorë në vrasje, por që ka ndryshuar mbiemrin.

Identiteti i ekzekutorit të dyshuar, por dhe detaje të reja nga krimi u zbuluan gjatë masës së sigurisë për tre të arrestuarit, të cilët gjykata e Shkodrës i la në burg.

Alfred Martini dhe vëllezërit Kleandro e Gilbert Toma kanë mohuar akuzat për përfshirje ne vrasje, por kanë shfaqur kontradikta në deklarimet e tyre në Polici dhe përpara gjyqtarit Andri Ymeri.

Ndyshe nga deklarimet në Polici, ku Alfred Martini tha se ia kishte dhënë ai makinën vëllait por nuk e dinte se do të përdorej për krim.

Në seancë kanë qenë dy vëllezërit Toma që kanë pretenduar se ia kanë dërguar ata makinën Audi 27 vjeçarit, të cilën thonë se ua solli vëllai i tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tre-bashkepunetoret-vrasjen-e-nard-polise-njihen-me-masen-e-sigurise

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended