Ora News - Festa e Krrabës, Veliaj: Nisim 100 ditë sprint për të vijuar transformimin e Tiranës
  • 5 years ago
#rtvora

Krraba mikpriti këtë të dielë dhjetëra qytetarë të ardhur nga Tirana dhe zonat përreth për të festuar ardhjen e pranverës, përmes aktiviteteve që promovojnë natyrën dhe panairin agroushqimor. I pranishëm në këtë festë, kryebashkiaku Veliaj njoftoi nisjen e 100 ditëve sprint për të vijuar transformimin e Tiranës, ndërsa tha se në 4 vitet e ardhshme do të investohet më shumë tepër për Krrabën.

Dhjetra qytetarë iu bashkuan festës së Krrabës, panairit agroushqimor dhe aktiviteteve për promovimin turistik të zones.

Festës iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili u shpreh se ky është një ogur i mirë edhe për zgjedhjet e ardhshme vendore të 30 qershorit.

Veliaj: ?Fillojmë me këtë takim madhështor 100 ditë sprint, deri në datën 30 qershor. Nuk i bëjmë gjërat për inatin e të tjerëve, i bëjmë për dashurinë tonë. Për dashurinë me njëri-tjetrin. Ndaj, edhe gjithë vëllezërit dhe motrat që janë demokratë apo kanë bindje të tjera, duam t?ju themi që ne ju duam shumë, do t?ju shërbejmë njësoj, sepse besoj që Tirana është vend për të gjithë. Ka vend për të gjithë. Jo për dhunë, jo për inat, jo për pengesa, por për dashuri, për pasion, edhe për punë non stop?.

Perveç organizimit të festave të tilla, Veliaj tha se e rëndësishme për të zhvilluar turizmin në këto zona është edhe zhvillimi i infrastrukturës.

Veliaj: ?Sot kemi filluar të promovojmë pak zonën. Jo vetëm qendrën e Krrabës, por edhe Syrin e Ciklopit. Ama, edhe aty duhet një rrugë, se nuk mund të shkojnë turistët vetëm nga monopati. Besoj se këto dy projekte kryesore janë edhe vëmendja jonë më e madhë për 4 vitet e tjera për Krrabën".

Në Krrabë Bashkia dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kishin organizuar aktivitete për çdo moshë nën ritmet e muzikës folklorike, piknik, hiking, sporte të ndryshme dhe shumë argëtim.




Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/festa-e-krrabes-veliaj-nisim-100-dite-sprint-te-vijuar-transformimin-e-tiranes

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended