RTV Ora – “Rrethohen” trotuaret në Tiranë

  • 5 years ago
#rtvora
Bashkia e Tiranës ka nisur rrethimin e trotuareve me barriera të posaçme për të mos lejuar kalimin e këmbësorëve në mënyrë të çrregullt në rrugë.Vendimi është marrë për të ulur numrin e aksidenteve, të cilat e kanë burimin nga shkelja e rregullave të qarkullimit.

Vendosja e barrierave mes rrugëve kryesore dhe trotuarëve është gjetur si zgjidhje për të ulur numrin e aksidenteve.

Në bulevardin "Zhan Dark", pranë Ministrisë së Jashtme, por dhe pranë shkollave është krijuar një gardh i plotë, duke detyruar kalimin vetëm në vijat e bardha.

Për qytetarët, ky veprim është sa pozitiv, po aq edhe i ekzagjeruar.

Qytetarja: Gjë e mirë për fëmijët më tepër. Kur i pamë për herë të parë na u dukën si gjë e tepruar. Tani që janë shtuar makinat o Zot.

Qytetarja: Si burg, nuk më duken praktike. Shpenzim i kotë.

Sipas INSTAT, gjatë 2 mujorit të parë të këtij viti janë shënuar 36 aksidente të shkaktuara nga sjellja e këmbësorëve, numër ky më i ulët se ai i një viti më parë, ku u regjistruan 51 aksidente.

Në muajt janar dhe shkurt, vetëm një person ka ndërruar jetë si pasojë e aksidenteve rrugore, ndërsa një vit më parë janë shënuar 7 viktima.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rrethohen-trotuaret-ne-tirane
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended