RTV Ora – Ekzekutimi i pronarit të bujtinës, dyshime për vrasës me pagesë

  • 5 years ago
#tvora
Ekzekutimi me 20 plumba i biznesmenit të bujtinave Ferdinand Polia të mërkurën në Shkodër mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë, por motivet mbeten të paqarta për familjen dhe policinë.

Familja ka hapur dyert e mortit, ndërsa të afërmit nuk janë në gjendje të japin një motiv pse mund të ketë ndodhur.

Sipërmarrësi njihej për aktivitetin në fushën e turizmit dhe të qenit aktiv në trajtimin e problematikave që ka zona, por nuk ka pasur konflikte të njohura publikisht.

As kolegët e 32-vjeçarit në Administratën e Zonave të Mbrojtura nuk kanë dijeni që ai të kishte konflikte.

Ata thonë se ishin takuar me Ferdinand Polinë vetëm dy orë para se ai të ekzekutohej në pritën me armë.

Agim Dardha: "Nga ana sesi ai komunikonte me të gjithë kolegët, ne nuk vërenim asgjë tjetër përvec humorit dhe buzëqeshjes që e ka karakterizuar gjithmonë."

Age Martini: "Ne dje folëm për planet që kemi për sezonin turistik dhe për Thethin."

Dëshmitari që udhëtonte me 32-vjeçarin në makinë ka dhënë detaje mbi dinamikën, por nuk ka mundur të orientojë drejt një piste hetimi për motivin.

Ai ka thënë se në momentin që autori u kishte prerë rrugën kishte pyetur Ferdinand Polinë nëse e njihte atë njeri. Dhe sipas tij përgjigja e viktimës ka qenë mohuese.

Mbi këtë dëshmi por edhe provat e siguruara në vendngjarje, ekspertët dyshojnë për një vrasës me pagesë, i cili ka studiuar me herët terrenin dhe lëvizjet e viktimës

Nard Polia la pas vajzën 3 vjeçare dhe gruan shtatzënë, sikurse edhe misterin e një ekzekutimi.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ekzekutimi-i-pronarit-te-bujtines-dyshime-vrases-me-pagese
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended