Masakra, nga vrases me pagese - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kur kanë kaluar katër ditë nga atentati me tre viktima në Elbasan, policia dhe prokuroria nuk kanë ende asnjë autor të dyshuar të krimit, apo të porositësit. Viktima mbetën Endrit Alibej, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri, si dhe shtetasi turk, Erdal Duranay.Nga hetimet paraprake që ka kryer policia e Elbasanit, si dhe nga kqyrjet e kamerave të sigurisë përgjatë zonës ku ndodhi vrasja, dyshohet se autorët kanë qenë të ndarë në 2 mjete të ndryshme, ndërsa një tjetër i ka ndihmuar për tu larguar prej andej.Personat që ndodheshin në njërin prej mjeteve, thanë burimet, ka mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e 34 vjeçarit Endrit Alibej, i cili kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri.Të tre viktimat ishin duke lëvizur në të njejtin mjet, ndërsa në dy makina të ndryshme ndodheshin familjarët e tyre. Viktimave iu zu pritë, pasi kishin dalë nga një lokal në zonën e Bradasheshit.Nisur edhe nga dinamika e ngjarjes, autorët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, dhe persona që e kanë studiuar mirë zonës, për tu shpëtuar arrestimit të policisë.Alibej ishte shënjestra e atentatit, pasi njihet si person me precedent penalë në fushën e trafikut të kokainës në disa vende të Europës.Pesë vite më parë, Endrit Alibej u arrestua në Itali së bashku me të vëllain dhe me mbi 20 persona të tjerë shqiptarë. Atw kohw u sekustrua edhe një sasi e madhe kokaine. Alibej u cilësua nga autoritetet fqinj si koka e trafikut të kokainës, nga Holanda drejt Italisë.

Recommended