TV Ora - Të mbyllet burgu i Zaharisë: 12 të burgosur në një qeli

  • 5 years ago
#tvora
Pas publikimit të raportit kritik ku theksohen problematika të theksuara me kushtet dhe me higjienën në këto institucione, drejtoresha e Komitetit Shqiptar të Helsinkit Erida Skendaj theksoi se është rekomanduar mbyllja e burgut të Krujës

Erida Skendaj: Vetë Komiteti për Parandalimin e Torturës i ka rekomanduar autoriteteve shqiptare ta mbyllin këtë institucion por sërish ky institucion vijon e funksionon. Aty ka njerëz që nuk duhet të qëndrojnë sipas ligjit"

Problematika vijon më tej me mungesën e personelit shëndetësor si pasojë e largimit të mjekëve nga vendi, kryesisht atyre të psikiatrisë. Tjetër problematikë është dhe shtrëngimi fizik që bëhet me pranga, që në shumë raste ka shtyrë dhe drejt tentativave të vetëvrasjes.

Erida Skendaj: Ne na është komunikuar rastet kur shtrëngimi fizik është bërë me pranga një gjë që është totalisht e ndaluar"

Raporti i KSHH ka theksuar se kjo kategori personash bëhen të dhunshëm dhe për bashkëvuajtësit e tjerë. Monitorimi ka evidentuar raste që janë konsideruar si vetëlëndime, por që duheshin hetuar nga prokuroria pasi ka dyshime se autorët e dhunës janë fshehur.

Mbipopullimi është një tjetër problematikë në burgun e Zaharisë në Fushë-Krujë, ku brenda një dhome qëndrojnë 12 persona. Sipas raportit shumica e të dënuarve janë braktisur nga familjarët ose kanë humbur kontaktet me ta, çka sjell përkeqësim të shëndetit mendor.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/te-mbyllet-burgu-i-zaharise-12-te-burgosur-ne-nje-qeli

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended