67 të burgosur me Covid-19/ Humbi jetën një 74-vjeçar, 47 të burgosur u shëruan

  • 3 years ago
Pandemia e Covid-19, preku edhe burgjet. Që në nisje të saj, tre ishin vatrat me të nxehta; burgu 313, ai i Krujës dhe i Drenovës në Korçë.


Në këtë të fundit, të mërkurën u shënua edhe viktima e parë me koronavirus nga radhët e të burgosurve. Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve, Agim Ismaili, tha për Top Channel se 75-vjeçari që humbi jetën, ishte rast që po trajtohej.

?Ai nuk ka humbur jetën në burgun e Drenovës, por në strukturat spitalore shtetërore, që po trajtohej për këtë sëmundje. Ka qenë diagnostikuar me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese?.

Aktualisht, në total që prej muajit mars, janë konfirmuar pozitiv 67 të burgosur, 47 prej të cilëve tashmë rezultojnë negativë. Megjithatë, drejtori i Burgjeve, Ismaili thotë se rreziku për infektime të tjera është i pranishëm.

?Në dukje, ata janë të karantinuar për shkak se janë të izoluar dhe nuk kanë kontakte me jashtë, por duke marrë në konsideratë prurjet e reja, të burgosur të rin, arrestimet, duke marrë në konsideratë edhe ato takime që janë, seanca gjyqësore, gjithsesi super të minimuzuara, nëse Covid-i i kalon këto dhe futet, stili i jetesës aty është që rreziku shtohet, sepse hapësirat gjithsesi janë të kufizuara?.

Sipas drejtorit të burgjeve, Agim Isamilit, të burgosurit për të cilët ka dyshime apo rezultojnë pozitivë me Covid-19, veçohen nga të tjerët ose çohen në burgun e Lezhës, ku mbahen nën mbikëqyrje. Koronavirusi nuk ka kursyer as stafin e burgjeve. 60 punonjës kanë rezultuar pozitiv që në nisje të pandemisë, ndërsa aktualisht 15 prej tyre janë të negativizuar. Pjesa tjetër është në trajtim dhe në pritje të tamponimit të fundit.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AgimIsmaili#Prison#TopChannel

Recommended