TV Ora - Veliaj i jep “çelësin e Tiranës” presidentit të Akademisë Papnore të Vatikanit
  • 5 years ago
#tvora
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dorëzoi ?Çelësin e Qytetit? Shkëlqesisë së Tij, Vincenzo Paglia, President i Akademisë Papnore të Vatikanit.

Ceremionia u mbajt në nder të kontributit të që Paglia ka dhënë për Tiranën në vitet e vështira pas rënies së sistemit komunist.

Erion Veliaj: ?Edhe sot mbas 30 vitesh kontribut, si themelues i Sant'Egidio-s, ai është i pranishëm këtu, po merret me kurën paliative duke ndihmuar të gjithë ata qytetarë në nevojë, që në qytetin e Tiranës trajtohen nga komuniteti në ditët më të vështira të sëmundjes apo të rehabilitimit të tyre.

Por, edhe në vitet e errëta të 1997 dhe 1998, kur si përfaqësuesi i Sant'Egidio-s, synonte të bashkonte forcat tona politike për të kuptuar që ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa gjëra që na ndajnë.?

Shkëlqesia e Tij Vincenzo Paglia shprehu konsideratat për Tiranën si një qytet që është rritur me maturi.

Erion Veliaj: "Unë e kam njohur Tiranën në vitin 1991, një qytet me shumë probleme, por me shumë shpresa. Por pas pothuajse 30 vitesh, është një qytet që është rritur, që ka kaluar në këtë shekull të ri me maturi dhe me një mençuri të madhe, dhe dua të them që sot Tirana është një qytet që mund ta shohë Italinë si një ?motër?, të përballet me sfidat e Mesdheut e të Evropës së madhe."

Shkëlqesia e Tij tha se kur vëllezërit dhe motrat gjenden së bashku e ardhmja e sigurt është më e mirë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/veliaj-i-jep-celesin-e-tiranes-presidentit-te-akademise-papnore-te-vatikanit

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended