Ora News - Marsida Xhaferllari humb statusin e magjistrates

  • 5 years ago
#oranews
Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit është tërhequr nga vendimi për kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Marsida Xhaferllari.

Megjithëse kandidatja per Inspektore Lartë e Drejtësisë si dhe kandidate për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese u fut në vetting, dhe madje u zhvillua edhe seanca dëgjimore, në fund komisioni ka arritur ne konkluzionin me shumicë votash se ajo e ka humbur statusin e magjistrates dhe si e tillë nuk mund të vetohet.

Vetë Xhaferllari pas vendimit është shprehur se do të presë zbardhjen e tij dhe do të ndjekë rrugën ligjore të ankimimit.

Në seancën degjimore të zhvilluar një javë me parë KPK nuk kanstatoi probleme në asnjë nga tre kriteret për të cilat u kontrollua kryenispektorja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ndërkohë po sot KPK shkarkoi nga detyra kreun e Gjykatës së Tropojës Dritan Seci, të cilit iu konstuan probleme me pasurinë.

Para KPK-së ka dale për seancë degjimore edhe drejtuesja e Gjykatës së Lezhës Ornela Naqellari. Ndonëse për të nuk u konstuan probleme me pasurinë dhe integritetin u vu në pikëpyetje profesionalizmi i saj pas disa denoncimeve te ardhura nga publiku

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/marsida-xhaferllari-gjyqtare-pa-testin-e-magjistratures

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz