Ora News - Naftëtari, Bashës: Çfarë do bëni me ne, do na e jepni statusin? Deri tani gënjeshtra
  • 5 years ago
#oranews #naftetari #lulzimbasha
Në vijim të turit të takimeve në rrethe, kreu i Partisë Demomkratike Lulzim Basha u ndal paraditen e sotme në Mallakastër.

Teksa parakaloi në rrugët e qytetit, ai u ndal për biseda të shkurta dhe me qytetarë.

Gjatë bashkëbisedimit me një prej naftëtarëve të këtij qytetit, Bashës iu kërkuan angazhime konkrete për këtë kategori nëse vinë në pushtet, pasi siç thonë ata deri tani vetëm janë gënjyer nga qeveria.

Qytetari: Punët për faqe të zezë. O rrëzoje atë ose Luli ike dhe vetë.

Basha: E keni ju në dorë.

Qytetari: Edhe ne e kemi por edhe ju. Nëse merr pushtetin zgjidh hallin e këtyre naftëtarëve. Erdhi dhe gënjeu 1000 punëtorë atje dhe nuk kemi marrë asnjë qindarkë. Edhe statusin nuk na e dha. Burrë shteti je kur mban fjalën, nuk po themi se fjala mbahet 100% se ka shumë arsye.Por të paktën të shkojë 60-70%. Ku e ka naftën? Kam ardhur në këmbë në Tiranë 140 km dhe thonë erdhën naftëtarët për një pjatë supë.Unë erdha për lekët e mia. Ndenjëm në shi dhe nuk erdhi asnjë qeveritar as i majtë dhe as i djathtë.

Basha: Qeveritar të djathtë nuk ka për momentin se e djathta është në opozitë. E kam ndjekur problemin prej fillimit. Jemi këtu në pellgun më të madh naftëmbajtës të Europës. Kjo është bashkia ku edhe ajri vjen era naftë. Dhe këtu nuk ka një qindarkë nga nafta që nxjerrni dhe përpunoni. Statusin nuk ua dha. Paratë janë por kanë shkuar diku tjetër.

Qytetari: Edhe njëherë Luli, nëse vini ju në pushtet me ne naftëtarët çfarë do të bëni, do na jepni statusin?

Basha: Së pari absolutisht që do të merrni statusin e naftëtarit. Së dyti, këtë pasuri që kemi këtu do t'ua heqim nga kthetrat oligarkëve dhe politikanëve dhe do t'ia kthejmë si pasuri publike komunitetit dhe qytetarëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/naftetari-bashes-cfare-do-beni-me-ne-do-na-e-jepni-statusin-deri-tani-genjeshtra
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended