Report Tv-Leksion goditës për shqiptarët nga një turist i huaj...

  • 5 years ago
Parku kombëtar i Lurës në zonën malore të Thethit, një pasuri natyrore e jashtëzakonshme, është ndër prioritetet e vizitorëve të huaj që duan të shohin pika turistike të veçanta në Shqipëri.

Përveç mahnitjes nga madhështia e maleve, gërshetuar me bukurinë e natyrës dhe ajrin e pastër, të burimeve ujore dhe bimësisë së rrallë, një nga turistët europianë, udhëtar me motor në këto anë, është befasuar nga ndotja e mjedisit përreth këtyre peizazheve mbresëlënës.

Çfarë ka bërë ai, duke mos qëndruar indiferent ndaj këtij fenomeni të turpshëm që karakterizon edhe zona kaq të veçanta që klasifikohen pasuri kombëtare dhe ku zhvillohet jeta e shumë banorëve, kafshëve dhe shpendëve dhe e një bimësie të pastër?! Ka bërë atë që nuk e bëjnë shqiptarët. Ka përveshur mëngët, ka vënë dorezat higjenike dhe ka nisur nga puna për pastrimin e gjithë kësaj hapësire. Ka mbledhur gjithçka të hedhur përreth, që nga qeset dhe bidonat plastikë, mbetjet urbane e çdo mbeturinë tjetër të amortizuar nga efekti kohë.

Recommended