Report TV - Protestuesja e ndaluar sërish në protestë: Edhe po bëra ndonjë gjë futem prapë 'brenda'

  • 5 years ago
Protestuesja e ndaluar më 16 shkurt sërish në protestë: Edhe po bëra ndonjë gjë futem prapë 'brenda'
Që në orët e para të mëngjesit janë nisur nga rrethet banorë dhe mbështetës të opozitës, për t'ju bashkuar protestës para Parlamentit, sot në orën 10:00, në të njëjtën kohë kur do të mbahet edhe seancë plenare.

Nga Shkodra, kryetari i PD-së në këtë qytet, tha se shoferët janë kërcënuar me gjoba dhe heqje patente. "Por asgjë nuk i ndal protestuesit deri në rrëzimin e qeverisë", theksoi ai. Në zonën e Kryebushatit janë ngritur postblloqe policie, Një grua protestuese e shoqëruar në polici për dhunën në protestën e 16, ka debatuar me efektivët e policisë, Ajo tashmë është me masë sigurie "detyrim paraqitje".

Polici: "Kujdes me veprimet në protestë"

Gruaja protestuese: "Me veprimet normal, por edhe në bëfsha veprimin, rri mrenë unë, sikur kam nejt".

Recommended