Restorantet do hapen edhe brenda/ “Do jemi sërish të cunguar në punë. Nuk shtojmë dot stafet”

  • 3 years ago
Nga 1 tetori, baret dhe restorantet do te lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre edhe në ambjentet e brendshme, që pas mbylljes në nisje të pandemisë së Covid 19.


Hapja do të bëhet duke respektuar protokollet e sigurisë shëndetësore. Por cili do të jetë ndikimi që do të ketë ky vendim i qeverisë?

Kreu i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj, thotë se vendimi, do te ketë impakt minimal.

?Ndikimi do jetë pak ose aspak, pasi njerëzit do kalojnë nga pjesa e jashtme në pjesën e brendshme, duke parë që edhe dimri është përpara. Nqs një pjesë e jona, ata që kishin mundësi, në pjesën e jashtme kishin hapësirë, kishin një farë oksigjeni, tek pjesa e brendshme tani vijmë, ku jemi përsëri të cunguar?.

Jahaj, thotë se hapësirat e kufizuara, i pengojnë bizneset që të punësojnë të rinj apo të rikthejnë në punë ata që u shkurtuan.

?Nuk shtojmë dot staf, ose e kemi të pamundur të punojmë me këtë staf që kemi, kështu që bie edhe kjo. Dhe e treta, stafet përpunuese që janë kuzhina dhe baret, ne i kemi përgjysmuar dhe do vazhdojmë të punojmë me një kapacitet të tillë. pra që po hapet një ambjenet i ri punë, por që është i cunguar?.

Nën anën tjetër, vet qytetarët e kanë mirëpritur këtë vendim.

?Vendimi qeverisë, parashikon që të gjitha klubet e natës, longue baret, diskot, apo aktivitete të këtij lloji, do të qëndrojnë të mbyllura?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EnriJahaj#Restorantet#TopChannel

Recommended