Ora News - "Lista e zezë e Shengenit", arrestohen 6 inspektorë policie në Durrës për ryshfet
  • 5 years ago
#oranews

Gjashtë inspektorë të policisë kufitare në Durrës janë arrestuar nga forcat e Shërbimit të Brendshëm nën akuzën e korrupsionit.

Në kuadër të operacionit të koduar "Kontrollori", hetuesit kanë arritur të zbulojnë se efektivët e portit, kundrejt ryshfetit, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës ?Shengen?.

Në pranga përfunduan:

1. A.Gj., 53 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

2. G.B., 29 vjeç, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

3. G.Ç., 51 vjeç, me detyrë Ndihmës Kontrollor në PKK Porti Durrës;

4. D.D., 53 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës;

5. D.Z., 50 vjeç, me detyrë Kontrollor në PKK Porti Durrës;

6. J.K., 42 vjeçe, me detyrë Kontrollore në PKK Porti Durrës.

Sipas policisë, hetimet ndaj tyre kanë nisur vitin e shkuar.

"Gjatë ndjekjes së këtij procedimi janë aplikuar metodat speciale të hetimit, ku rezulton e provuar veprimtaria e kundraligjshme e këtyre punonjësve të policisë, të cilët, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës ?Shengen?.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kushtet e flagrancës, punonjësve të policisë iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi vlerash monetare në lek dhe euro, në vlerën 2.175 euro, që dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundraligjshme dhe korruptive gjatë ushtrimit të detyrës", sqaron Policia e Shtetit.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale ?Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike? dhe "Shpërdorim detyre". Hetimet për këtë ngjarje po vazhdojnë.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-arrestohen-7-inspektore-policie-ne-port

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended