Report Tv-Tiranë, eksploziv me telekomandë pallatit të gjyqtarëve

  • 5 years ago
Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një pallat pranë gjykatës së Tiranës në zonën e 'Vasil Shantos'. Saktësisht shpërthimi ka ndodhur te pallati i gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrugën ?Mihal Popi? në banesën e Vasillaq Stavrit, i cili ka qenë shënjestër e atentatit.

Tritoli ka qenë vendosur në katin e dytë në derën e banesës, ndërsa shpërthimi ka qenë i fortë. Nga të dhënat e para mendohet se tek dera e objektivit ka qenë vendosur 100-200 gr eksploziv. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Dera kryesore është shkallmuar nga shpërthimi i fuqishëm, ndërsa janë thyer edhe xhamat e dritareve. Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, në pallatin ku ka ndodhur shpërthimi.