Report TV - Braçe letër për shkeljet e 3 gjyqtarëve që mbrojtjen evazionin fiskal të bzineseve 'VIP'
  • 5 years ago
TIRANE - Report Tv zbardh letrën që zëvendëskryeministri Erjon Braçe i ka dërguar më 26 gusht ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për të hetuar veprimtarinë e tre gjyqtarëve që sipas tij kanë dhënë vendime në shkelje me ligjin kundër operacionit anti-informalitet. Bëhet fjalë për bllokimin e tre bizneseve të gjetur me shkelje nga kontrollet e inspektorëve tatimorë, por që më tej me vendime të gjyqtarëve, bizneset janë zhbllokuar.

Në letrën që Braçe i dërgon Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se Skënder Haluci, gjykatës në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës, ka dhënë vendim për dy çështje në 1 minutë.

"Gjyqet fiktive me dy vendime në të njëjtin orar 12.30 nga gjyqtari Skënder Haluci në Vlorë. Vendimet e gjyqtarëve jo vetëm që janë me gabime por në shkelje të ligjit", mësohet të shprehet Braçe në letrën e siguruar nga gazetari i Report Tv, Arsen Rusta. 

Gjyqtari i Vlorës, Skënder Haluci mori vendim për hapjen e clubit "Havana" në Dhërmi, që u bllokua gjatë aksionit anti-informalitet.

Më tej Braçe thotë se ndaj bizneseve janë respektuar të gjitha procedurat, dhe ata janë bllokuar me masë për 1 muaj për të vjelur detyrimet e papaguara.

Edhe në Tiranë, Gentian Hamiti, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative në Tiranë mori vendim për hapjen e "Taiwanit" në Tiranë, gjithashtu të bllokuar nga inspektorët pas konstatimit të shkeljeve ligjore në këtë biznes, kryesisht mos lëshimi i kuponit tatimor për klientët, njëjtë sic veprohej edhe tek "Havana". Gjykatësi Hamiti ka mbrojtur evazionin fiskal duke dalë në kundërshtim me ligjin. Me anë të vendimit për të lejuar aktivitetin e Taiwanit, gjykata i ka dalë zot interesit të paligjshëm të privatit dhe jo interesit publik të cënuar rëndë nga privati.

Braçe në letrën e datës 26 gusht i kërkon ministres Etilda Gjonaj të trajtojë me përparësi këto ankime ndaj gjyqtarëve, pasi sipas tij kanë cënuar interesin publik tek drejtësia, dhe kanë ndikuar në mosrealizimin e të ardhurave.
Recommended