Ahmetaj nxjerr pagat: Lojtarë e trajnerë bëjnë evazion fiskal! Braçe zbulon manovrat e FSHF
  • 6 years ago
TIRANE-Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Erjon Braçe thirri në një interpelancë ministrin Arben Ahmetaj lidhur me ligjshmërinë fiskale në Federatën Shqiptare të Futbollit. Ministri Ahmetaj u shpreh se FSHF është një organizatë jofitimprurëse, që paguan disa taksa.

Por Braçe deklaroi se nuk mori përgjigje nga ministri për dy cështje kryesore; Sa është % që i takon buxhetit nga e drejta televizive në 10 vitet e fundit dhe se çfarë është zëri ?paga jashtë federatës?? Sipas deputetit të PS, vlera e zërit ?paga jashtë federatës? është tre herë më e madhe se vlera e pagave të paguara për personelin në FSHF.

E ndërsa nuk i kurseu sulmet ndaj presidenti të FSHF, Duka, ai kërkoi nga Ministri që askush nuk duhet të ketë imunitet fiskal dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, qofshin legjendë e kombit ndërsa mori disa shembuj në Europë nga Gjermania në Spanjë, por edhe vende të tjera.

Ndërkohë që Ahmetaj gjatë fjalës së tij e vendosi theksin te formalizimi me emergjencë i klubeve të futbollit. Ai mori disa shembuj nga ekipet e futbollit të Skënderbeut, Tiranës, Partizanit dhe Vllaznisë ku lojtarët deklarojnë kontrata qesharake, madje marrin më pak se ekonomistja duke fshehur të ardhurat. Ministri nxori listat e pagesave edhe per trajneret, ku theksoi se në futbollin shqiptar ka edhe trajnerë që punojnë ?për pasion, pasi nuk marrin asgjë, apo që deklarojnë 1 lek?. Për të gjitha këto raste ai tha se duhet një formalizim emergjent.
Recommended