Ora News - Vasili: Eurodeputetët turistë politik, kanë vështrim të turbullt

  • 5 years ago
#oranews

Pas kritikave që eurodeputetët i kanë bërë opozitës, kanë detyruar kreun e grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili që të dalë në një deklaratë, për të thënë se vështrimi i eurodeputetëve është i turbullt.

Vasili: Ka një dosje 339, e cila prej dy vjetësh mbahet e bllokuar. Publikimin e mbajtjes së bllokuar e ka bërë publike Zëri i Amerikës, e ka bërë Rai2 në Itali dhe mjaft media të tjera botërore, që nuk kanë folur shqip, por kanë folur në anglisht edhe në gjermanisht. Çudi e madhe që këta zotërinj nuk i kanë dëgjuar.

Vangjush Dakon e njeh gjithë Shqipëria, Niçen e njeh gjithë Shqipëria, çuditërisht Niçja na duket sikur është pro europian, të cilin e shohi të ketë harresë të plotë nga Fleckenstein.

Së dyti, krimi elektoral nga përgjimi i antimafias italiane 20 mln euro janë përdorur vetëm për të blerë votën në Tiranë. Këto nuk janë fakte të opozitës, janë fakte të institucioneve të ngarkuar me ligj për të hetuar. Janë dosjet të cilët shteti i kapur i Edi Ramës, i bekuar nga ca europianë jo europianistë rrinë aty dhe nuk flasin.

Unaza e re është një skandal që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Korrupsioni kaloi edhe oqeanin, u falsifikuar edhe firma e sekretarit të shtetit të Delaware, e di gjithë bota. Nuk e shikojnë eurodeputetet, kanë një vështrim të turbullt. Megjithatë në do vazhdojmë tja qartësojmë vështrimin.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vasili-eurodeputetet-turiste-politik-kane-veshtrim-te-turbullt

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended