Ora News – Hiqet oferta e pakërkuar për PPP, Komisioni i Ekonomisë rrëzon Veprimtarinë Prodhuese
  • 5 years ago
#oranews #ofertaepakerkuar #ppp
Deputetët e PS-së në Komisionin e Ekonomisë kanë kundërshtuar kolegët e tyre të Veprimtarisë Prodhuese sa i përket pezullimit të koncesioneve me ofertë të pakërkuar. Tashmë në seancën e parlamentit për këtë çështje do të ketë dy propozime, e para ku pezullimi është i vlefshëm për tre vite dhe tjetri që i ndalon pa afat.

Deputetët e mazhorancës nuk kanë një mendim të qartë se si do të veprohet me ndalimin e koncensioneve të pakërkuara.

Komisioni Parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese miratoi kërkesën e ndalimit të këtyre projekteve për tre vite, por për anëtarët e Ekonomisë pezullimi duhet të jetë i përhershëm.

Ahmetaj: Komisionet e tjera kanë kërkuar shtyrje ose moratorium, unë i kërkoj të gjithë anëtarëve të Komisionit që kjo është një nga shtyllat që ka nxjerrë Këshilli i Ministrave dhe do tu kërkoja politikisht me modesti që ta mbështesim këtë qëndrim të Këshillit të Ministrave.

Por në mungesë të opozitës këtë rol e luajti vetë maxhoranca.

Deputeti, Ismet Beqiraj, ka kërkuar që ofertat e pakërkuara të hiqen në disa sektorë.

Beqiraj: Energjia dhe gazi natyror. Shpërdorohen këto asete dhe burime natyrore. Këto janë vlerësuar si sektorë të rëndësishëm strategjikë, atëherë sektorët strategjikë ti japim në praktika të tilla me koncesion. Ua kemi parë hajrin koncesioneve.

Ahmetaj: Shkojnë në spital dhe operohen me mjete të sterilizuara, po ja shohin hajrin. Ata që bëjnë kontrollin falas dhe i paraprijnë një sëmundje të mundshme po ja shohin hajrin.

Ndryshimi i ligjit të koncesioneve PPP parashikon që prej 1 korrikut të këtij viti të mos pranohen më oferta të pakërkuara vetëm në sektorin e infrastrukturës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/hiqet-oferta-e-pakerkuar-ppp-komisioni-i-ekonomise-rrezon-veprimtarine-prodhuese
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended