Ora news - Dorëheqjet e deputetëve të opozitës me parregullsi, KQZ i kthen listën Kuvendit

  • 5 years ago
#oranews
Lista me dorëheqjet nga mandati të deputetëve të opozitës janë kthyer sërish në Kuvend për parregullsi. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pretendoi se Kuvendi nuk ka bërë deklarimin e përfundimit të mandatit dhe nuk ka shpallur vakancën por pa marrë shumë kohë, Kuvendi ka sqaruar paqartësitë duke bërë që tashmë KQZ të vijojë procesin e zëvendësimit të mandateve.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve i ka kthyer mbrapsht Kuvendit listën me dorëheqjet e deputetëve të opozitës me pretendimin se procdurialisht ishte e parregullt.

Parregullsitë sipas KQZ qëndronin në faktin se Kuvendi nuk kishte deklaruar përfundimin e mandatit për 56 deputetët e opozitës dhe shpallja e vakancës, çka vë në lëvizje këtë institucion për të gjetur zëvendësuesit.

Po ashtu edhe për kandidatët për listat jo fituese KQZ është shprehur se nuk do t?i pranojë dorëheqjet paraprake pasi ata nuk kanë si të dorëhiqen nga diçka që nuk e zotërojnë.

Megjithatë për parregullsitë e pretenduar për listën e 56 deputetëve, burimet thanë se Kuvendi ka dhënë sqarimet e nevojshme dhe ia ka përcjellë sërish brenda ditës listat me dorëheqjet duke mos e vonuar këtë proces.

Pas kësaj procedure Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të zbatojë ligjin që do të thotë se nuk ka më asnjë paqartësi dhe do të nisë procedura e zëvendësimit të vakancave.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kqz-i-kthen-listen-kuvendit-ska-shpallur-vakancen

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended