Protesta e opozitës, 2 mijë policë rreth Kuvendit! Makina me ujë për shpërndarjen e turmës
  • 5 years ago
Të enjten para Parlamentit të Shqipërisë, opozita e bashkuar do të mbajë protestën e radhës kundër qeverisë, pas asaj të 16 shkurtit para kryeministrisë. Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë në protestë. Do të jenë rreth 2 mijë forca të policisë në protestë, një numër më i lartë efektivësh se ai i tubimit të 16 shkurtit. gazi lotsjellës që u hodh ndaj protestuesve që të shtunën thyen disa herë kordonin e policisë dhe ushtruan dhunë duke shkatërruar derën e godinës dhe kërpudhën jashtë kryeministrisë, do të hidhet vetëm nëse do të lindë nevoja dhe do të shpërthejë sërish dhunë edhe para Kuvendit.

Report Tv mëson se të enjten do të përdoren makinat e mëdha për të hedhur ujë mes turmës. Po ashtu,jo zyrtarisht garda e republikës ka këshilluar edhe gazetarët, të bëjnë kujdes duke qëndruar larg.

Një kordon me efektivë do të jetë përgjatë gjithë rrethimit të Parlamentit, ndërsa forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë do të jenë në gatishmëri në bulevardin ?Zhan Dark? dhe brenda rrethimit të xhamisë së Namazgjasë.

Në gatishmëri pranë ambienteve të Parlamentit do të jenë dhe zjarrfikëset dhe ambulancat. Kufizime për qarkullimin rrugor do të ketë tek ?Xhorxh Bush? dhe pjesërisht në bulevardin ?Zhan Dark?
Recommended