Ora News - Pas dhunimit të mjekut, orare të reja në spitale

  • 5 years ago
#oranews
Në të gjitha spitalet e vendit do të ketë orare të reja për vizitat e familjarëve. Vendimi është marrë nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, pas ngjarjes të ndodhur në spitalin infektiv ku u dhunua mjeku, Gent Stroni.

Në çdo spital universitar, rajonal apo bashkiak, janë përcaktuar orare fikse të vizitave të familjarëve si dhe është ndaluar prezenca e familjarëve në Urgjenca, përveç rasteve kur kërkohet nga mjeku.

Ky urdhër i ri është firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke vendosur rregulla të reja për vizitorët e pacientëve në spitale.

Konkretisht, vizitat e familjarëve në shërbimet me shtretër do të kryhen dy herë në ditë, paradite nga ora 12:00-13:00 dhe pasdite nga ora 17:00-19:00.

Ndërsa vizitat në shërbimin e Reanimacionit spitalor për familjarët e pacientëve të shtruar në Reanimacion do të kryhen dy herë në ditë në orën 11:00-12:00 dhe 18:00-19:00.

Këto orare do të jenë të afishuara në çdo hyrje spitali dhe pavione.

Sipas Urdhrit të Ministres, spitalet universitare, rajonale dhe bashkiake ngarkohen për të hartuar rregulloret e brendshme, duke marrë masa për të afishuar në çdo hyrje spitali dhe pavione, në stendat e informacionit dhe këto rregulla duhet të ndiqen dhe respektohen nga familjarët e pacientëve të pranuar në shërbimet spitalore.

Përjashtim bën rasti kur mjeku vlerëson praninë e një familjari.


Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pas-dhunimit-te-mjekut-orare-te-reja-ne-spitale

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended