Ora News - QSUT brenda 2021 me dy spitale të reja, më pas një parking modern

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në fillim të vitit 2021 QSUT do i shtohen dhe dy spitale të reja, një për Kirurgjinë dhe një për Sëmundjet e Brendshme.

Në nisje të punimeve kreu i qeverisë tha se qëllimi është jo vetëm përmirësimi i infrastrukturës por dhe marrja e shërbimeve .

"Me këtë investim të ri dhe me çka ky investim i konsiderueshëm do të sjellë për qendrën garantojmë një hop të madh cilësor dhe patjetër dhe një shërbim shumë më efikas dhe shumë më të integruar."

Rama paralajmëroi se brenda QSUT-së do të ndërtohet dhe një parkim që do të shmangë kaosin e automjeteve.

"Pasi të kemi ecur me këtë kantier të ri dhe të jenë krijuar kushtet për të lëvizur pjesën që është pas kurrizit tuaj do të mund të nisim dhe ndërtimin e një parkimi modern që përfundimisht do të ndajë qendrën e shërbimin nga makinat"

Spitali i ri i Kirurgjisë do të ketë një kapacitet prej 120 shtetërish dhe me 7 salla operacioni ndërsa ai i sëmundjeve të brendshme pritet të ketë 345 shtretër.

Rama kujtoi dhe një herë rritjen e pagave që hyn në fuqi në janar 2019.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qsut-brenda-2021-me-dy-spitale-te-reja-me-pas-nje-parking-modern

Recommended