Ora News – Dy karburantë grabiten brenda 2 orësh: një në Krujë tjetri afër Rinasit

  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy karburante janë bërë prej e grabitjeve brenda 2 orëve pas mesnatës së 30 tetorit 2016.
Personat me maska dhe me armë kanë kërcënuar punonjësit dhe kanë marrë lekët e xhiros në një rast, ndërsa në rastin tjetër kanë grabitur kasafortën.
Të dy karburantet të cilat u bënë pre e grabitjes ishin të vendosura në rrugë nacionale.
Grabitja e parë është shënuar rreth orës 01: 10 minuta në rrugën nacionale Krujë- Krastë. E dyta u shënua në autostradën Tiranë ? Durrës rreth orës 03: 12 minuta. Për të dy grabitjet policia informon se po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Grabitja nr 1 ? Rreth orës 01:10, në rrugën nacionale Krujë-Krastë, tre persona të maskuar dhe me armë kanë kërcënuar punonjësit e një karburanti ku i kanë marrë lekët e xhiros, rreth 10 000 lekë.
Autorët janë larguar më një mjet tip Audi A 3, ngjyrë gri e errët, me targa AA 771 JG.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Tjetër grabitje është shënuar gjatë orëve të natës duke u gdhirë 31 tetori. Këtë herë në rrugën nacionale Krujë-Krastë. Tre persona të maskuar dhe me armë kanë kërcënuar punonjësit e një karburanti ku i kanë marrë lekët e xhiros, rreth 10 000 lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dy-karburante-grabiten-brenda-2-oresh-nje-ne-kruje-tjetri-afer-rinasit/

Recommended