Ora News – Bordet në universitete pa kandidatë, Ministria shtyn sërish afatin

  • 5 years ago
#oranews #bordet #universitetet
Mungesa e kandidaturave për anëtar të Bordit të Administrimit, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, ka detyruar këtë të fundit që të shtyjë afatin për dorëzimin e dokumentacionit. Data 26 shkurt është afati ku të interesuarit do të mund të dorëzojnë formularin e aplikimit.

Procedura për zgjedhjen e anëtarëve, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit në Bordin e Administrimit, është hapur sërish.
Mungesa e kandidaturave për anëtar të Bordit të Administrimit si përfaqësues të Ministrisë së arsimit ka detyruar këtë të fundit që të shtyjë dorëzimin e dokumentacioneve.
Në Universitetin e Tiranës, procesi i dorëzimit të dokumentacionit përkatës do të duhej të kishte përfunduar në datën 11 shkurt, por një urdhër i dytë i Ministres së Arsimit Besa Shahini vendos datën 26 si afat të fundit.
Për shkak të mungesës së interesit nga profesorë e akademik procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Administrimit është shtyrë edhe në Universitetin e Mjekësisë, ku pranimi i aplikimeve përfundon në datën 23, ndërsa në Universitetin Politeknik afati i fundit është data 26 shkurt.
Ndërkohë Universiteti Bujqësor i Tiranës është ndër të paktët që ka rezultatet e zgjedhjeve.

Më datë 20 shkurt ky institucion i ka përcjellë Ministrisë së Arsimit 3 kandidaturat më të votuara nga studentët.
Procesi i zgjedhjes së anëtarëve vjen në kuadër të Paktit për Universitetin, ku një anëtar të Bordit të Administrimit do të duhet ta zgjedhin studentët.
Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ që garanton mbarëvajtjen financiare dhe administrative të Universitetit dhe përbëhet nga 7 anëtarë.
Kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere, të kenë të paktën 10 vjet përvojë punë në fushat akademike, të jetë person me profil publik dhe arritje të shquara, të mos jenë angazhuar në funksione drejtuese partiake, të mos jenë dënuar dhe të mos kenë qenë bashkëpuntorë të ish-Sigurimit të Shtetit para korrikut të vitit 1991.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bordet-ne-universitete-pa-kandidate-ministria-shtyn-serish-afatin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended