Report Tv-Dorëheqja e opozitës, Rama: E paparë!

  • 5 years ago
TIRANE-Kryeministri Edi Rama i shtrin dorën e bashkëpunimit opozitës pas firmosjes për të djegur mandatet dhe protestave, por për forcimin e demokracisë dhe kurrsesi për zgjedhje të parakohshme. Përmes një konference për shtyp, Rama u shpreh se nuk do të pranojë kurrë që të dialogojë për retorikën e dhunshme, as dhunën mbi institucionet, as imponimin me dhunë të raporteve politike apo ndërprerjen e mandatit legjitim përmes një veprimi që e cilësoi kamikazi politike. "Opozita ka konsumuar një akt të panjohur në historinë e vendeve me zgjedhje. Një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo i pashpjegueshëm. Jemi gati të ulemi dhe të dialogojmë për gjithcka që i shërben forcimit të demokracisë. Një ndër gjërat që mund të diskutohet nuk është as retorika e dhunshme, as dhun mbi institucionet dhe as imponimi me dhunë i raporteve politike dhe as ndërprerja e mandatit legjitim përmes një kamikazi politike. Dora e bashkëpunimit me opozitën është e shtrirë edhe kjo temë do të ketë kohën e vet më herët se vonë " tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se nuk do të heq dorë nga mandati që ka marrë nga shqiptarët duke i kujtuar opozitës së në 2017 u rikonfirmua, teksa në pushtet ishte bashkë me opozitën, e cila monitoroi zgjedhjet. "Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë në një koalicion pas tetë vitesh në opozitë, herën e dytë me shumicë absolute pas një palë zgjedhjesh në një qeveri me opozitën, kujtoj që opozitës iu dhanë të gjitha ministritë që kërkonte dhe agjenci shtetërore, plus kryetarin e KQZ dhe gjithcka tjetër që kërkoi. Nuk mund të bëjmë asgjë për vetëvrasjen politike të opozitës. Populli do të flasë në zgjedhjet e qershorit të këtij viti dhe ato të 2021. Përgjegjësia është të vijojmë drejt dhe t'u shërbejmë me përkushtim të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim, aq më tepër kur demokratët nuk i përfaqëson asnjë në Kuvend".

Recommended